#tvora #rtvoranews
Këngëtari i njohur i muzikës rap Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht me emrin e artit Stresi ishte mes 9 personave të proceduarve penalisht nga policia për protestën e një ditë më parë të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Emri i tij figuronte përkrah kryetarëve të PD-LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi por edhe mes artistëve të nderuar Robert Budina dhe Neritan Liçaj.
Por pas këtyre zhvillimeve ka ardhur dhe reagimi i reperit i cili me anë të një postimi në Instagram me një kapele policie në kokë ka një mesazh të qartë për uniformat blu.
Stresi: I bëj thirrje gjithë policisë së shtetit ne jemi qytetarë të thjeshtë, dalim në protestë për të drejtat tona. Unë po e heq kapelen, hiqeni dhe ju, bëhuni qytetarë dhe silluni mirë me popullin shqiptar, edhe ne jemi në rregull me ju.
Krahas muzikës, Stresi është i njohur si një mbështetës i Partisë Demokratike duke marrë pjesë në shumicën e protestave të organizuara prej saj së bashku me babain e tij Sali Lushaj, mbështetës i vjetër i PD dhe ish bodigardi i ish-kryeministrit Berisha.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/nen-hetim-protesten-stresi-me-kapele-policie-thirrje-uniformave-blu-behuni-qytetare-silluni-mire-me-popullin
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/HeLakgo-56c
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv