http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Andi Rexhepi i njohur ndryshe edhe si Rrem Poturri, autor i 15 vjedhjeve kryesisht në bankomate, argjendari dhe pika të karburanteve. Ai është arrestuar nga policia e Tiranës pas disa muajsh hetime.Rexhepi kishte kryer një serë vjedhjes nga viti 2018 deri në 2019.I arrestuari rezulton i dënuar më herët për ?vjedhje me dhunë? dhe janë grumbulluar prova të mjaftueshme për të provuar aktiviteti kriminal31-vjeçari nga Fushë- Kruja është një emër i njohur për policinë. Ai është autor i grabitjes së një filiali të postës në Krujë në nëntor të vitit 2019 ku u morën 130 mln lekë të vjetra. Por u lirua nga Gjykata se nuk kishte prova që kishte organizuar apo të ishte pjesëmarrës në grabitje.Ndërkohë, në qershor 2017 në kryqëzimin e Borizanës, ai ka sajuar një atentat, por pas verifikimeve të policisë ka rezultuar se e gjithë ngjarja ishte inskenimPor veprimtaria e tij ishte shtrirë edhe në vendin fqinj. Në Greqi 31-vjeçari kishte mundur të grabiste shtëpitë e disa personazheve të njohur. Andi Rexhepi është dënuar në Greqi për vjedhje e grabitje, por ka mundur të arratiset nga burgu. Ai rezulton të ketë qënë pjesë e një bande shqiptarësh që grabisnin shtëpi, kryesisht të vilave luksoze të Greqisë.