A do të kthehet opozita në Këshillin Politik? Basha: Nuk varet nga ne, topi në derën e PS-së

2020-05-19 0

#tvora #rtvoranews
Edhe pse zyrtarisht nga opozita nuk ka një qëndrim të prerë për bojkotimin e Këshillit Politik, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka dha një përgjigje të prerë nëse do të kthehen në tryezë.

Basha bëri përgjegjëse PS për bllokim të reformës zgjedhore, duke deklaruar se opozita nuk mund të jetë fasadë.

Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme është një nga angazhimet tona edhe me artistët. Do të bëjmë gjithçka për të garntuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe për të shkuar një orë e më parë në kutitë e votimit. Kthimi në tryezë nuk varet nga ne, nuk mund të jemi fasadë e këtij procesi. Vullneti nuk shprehet me fjalë por me vepra. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e PS. Ata refuzuan propozimet tona. E kemi imperative zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës dhe përmbylljen brenda afateve të përcaktuara është e PS. Fasadë nuk mund të jemi.

Sa i takon hetimit ndërkombëtar për shembjen e Teatrit të cilin e ka kërkuar Presidenti dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Basha tha se e mbështet plotësisht, por shtoi se nuk e di sesa i mundur mund të jetë në të tilla kushte.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/soreca-dhe-ambasadoret-e-be-se-i-shkojne-ne-zyre-bashes

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/HeLakgo-56c

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv