Wake Up/ Urdhri i Psikologut kërkon depistim të popullatës mbi shëndetin mendor

2020-05-19 15

Pandemia ka rritur rrezikun e problemeve të shëndetit mendor. Urdhri i Psikologut ka konstatuar gjatë kësaj periudhe një sërë problematikash të shëndetit mendor. Sipas Valbona Treskës, kryetare e Urdhrit të Psikologëve, trauma tërmetit të 26 nëntorit i është mbivendosur traumës së pandemisë. Nivel i lartë i ankthit, ngarkesa emocionale, frikë, konflikte bashkëshortore, çrregullime të sjelljes së fëmijës, çrregullime të gjumit dhe depresion, janë të gjitha pasoja që janë reflektuar te ata që kanë kërkuar ndihmën online të psikologut gjatë pandemisë. Sipas Urdhrit të Psikologut, për gati dy muaj, rreth 130 psikologë ofruan këshillim online për popullatën. Në total pati rreth 800 këshillime, nga të cilat u konstatua se rreth 50 % e njerëzve vuajnë nga ankthi. U konstatua se mosha nga 30 deri në 35 vjeç shfaqën probleme më së shumti të shëndetit mendor dhe nënat e reja dhe adoleshentët rezultuan më të rrezikuarit nga karantina.
Ndaj Urdhri i Psikologut rekomandon që:
1. Nisjen e fushatave sensibilizuese për popullatën për marrjen e shërbimeve psikologjike.
2. Nisjen e fushatave sensibilizuese për bashkërendimin e punës dhe të punuarit në ekipe multidisiplinare mjek i familjes-psikolog-psikiatër.
3. Nevojën imediate për depistim të popullatës mbi shëndetin mendor.
4. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar pranë qendrave të shëndetit mendor në rang vendi, të cilat ofrojnë ndihmën falas për popullsinë.
5. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar pranë qendrave spitalore në rang vendi.
6. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve pranë bashkive në rang vendi, që mbulojnë me shërbim çerdhet dhe kopshtet.
7. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar në shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe të arsimit të mesëm (një problematikë e hershme kjo).


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel