Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për ?Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.
Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi Anxhelino Çervanaku, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi nga policia e Fierit pasi në korrik të vitit 2014, ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin B. M.
"Çervanaku ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale ?Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë? dhe ?Armëmbajtje pa leje?, sqaron policia.
Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.