TIRANË/ Vodhi me dhunë, armë dhe eksploziv 15 ATM të bankave, arrestohet 31 vjeçari me 2 identitete

2020-05-19 3

TIRANË- Një 31-vjeçar, autor i 15 rasteve të vjedhjes së ATM-ve të bankave, ka rënë në pranga e policisë. Mësohet se është arrestuar 31 vjeçari me dy identitete, Andi Rexhepi alias Renato Paturi, i dënuar më herët për 'vjedhje me dhunë', dhe ndaj tij, referuar burimeve zyrtare ka prova të pakontestueshme që dokumentojnë 15 vjedhjet.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretisht:

I vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në fshatin Kashar, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04:20, në rrugën ?Dritan Hoxha?, lagjja Laprakë, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave monetare në bankomatin (ATM) e filialit të një banke  të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;

I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04:30, në rrugën ?Rinia?, Bashkia Vorë, Tiranë.

Free Traffic Exchange