Report TV / Post shembja e teatrit mbi 2 orë tubim! Budina: Të mërkurën protesta e radhës

2020-05-18 0

Mbyllet me ovacione kundër Lulzim Bashës dhe një incident protesta e thirrur nga grupi i artistëve që kundërshtuan shembjen e Teatrit Kombëtar dhe që e mbështeti opozita. Protesta nisi në orën 16:30 dhe përfundoi në orën 19:00. Në podium nuk u lejuan që të ngjiten Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, por vetëm artistët. Regjisori Edmond Budina njoftoi se protesta e radhës do të bëhet ditën e mërkurë në orën 17:30, ndërsa opozita deklaroi se do ta mbështesë. Artistët thanë se s'do lejonin politikanë në podium, por iu dha fjala ish-ministres së PD-së, Mirela Karabina. Në protestën e artistëve edhe Stresi. Qytetarët mbledhin mbeturinat në bulevard.