"Pjesëmarrja është e madhe, është një ditë rëndë, ku qyteti ka humbur një pjesë të zemrës së vet që është arti. Besoj fort që në ditët në vijim kundërshtia dhe revolta do të jetë më e madhe. Jemi në momente plagosjeje për gjithë shoqërinë shqiptare. Nuk ka ushqim më të madh se sa ushqimi shpirtëror, kur vendet rimkëmben, rimëkëmben nga arti, ushqimi shpirtëror. Le të marrim shembullin e Italisë, kur po rimëkëmbej nisej nga kinematë. Duke harruar nuk shpëtojmë, duke kujtuar ne ringrihemi. Duhet të besojmë se sa më shumë të kalojë koha, kundër përgjigja është më e madhe", tha Duma.