#tvora #rtvoranews
Në një kohë, kur artistë dhe aktivistë, mbështetur edhe nga opozita u derdhën sërish në shesh për të protestuar për shembjen e teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës foli për një hetim ndërkombëtar.
Ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për kwtw me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, duke i ftuar ata të mos i përgjigjen dhunës me dhunë.
Për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar duket se do të kërkohet një hetim ndërkombëtar.
Në një kohë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita nisën në shesh protestën, Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për një iniciativë të tillë
"Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën".
Por kreu i shtetit pati edhe një porosi për protestuesit
"Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç?po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë".
Më herët Presidenti u takua në Pallatin e Brigadave me ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit, të akredituar në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-gati-te-bashkepunoj-me-aleancen-e-mbrojtjes-se-teatrit-hetim-nderkombetar-shembjen
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp