Në një moment gjatë protestës janë hedhur dy fishekzjarrë, ndërsa dy militantë të PD-së, mes tyre njëri ishte Darvin Zalla, që dje goditi artistin Gentian Shkurti, e larguan nga tubimi. Report Tv sjell pamjet e momentit kur personi që sipas protestuesve hodhi fishekzjarrët largohet me kokën mbuluar me xhup.