Veliaj: E shembëm natën që mos të kishim të lënduar - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shembjes së teatrit kombëtar dhe protestës së zhvilluar para ministrisë së brendshme, Kryetari i Bashkisë Tiranë i prezantoi Këshillit Bashkiak planin për ndërtimin e teatrit të ri. Akuzave të shumta pse godina u vendos të rrëzohej gjatë natës, Erion Veliaj iu pergjigj duke thene se kjo u bë për të shmangur të lënduarit apo incidente të tjera.Konflikti mbi teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 janarit kur Berisha të vriste me duar në xhepa.Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës, përtej shoqërimit për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara?.Erion Veliaj nuk artikuloi asnjë shifër sesa do të kushtojë por njoftoi se paratë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar do ti marrë kredi.?Nuk i kemi lekët, por Teatrin do ta bëjmë me paratë e bankës. Ne marrim kredi nga BERZH-i dhe banka të tjera. Është praktikë normale. Po e bëjmë vetë, qeveria i jep bashkisë garanci sovrane dhe ne e marrim nga bankat dhe e bëjmë vetë. Besoj që në këto tre muaj do të punojmë me dy ekipe, ekipi financiar, që negoccion kredinë dhe ai teknik për detajimin e projektit. Teksa shkojmë drejt detajimit kemi mundësi që të bashkëpunojmë të gjithë për të hapur themelet brenda këtij viti? Të njëjtat foto që iu prezantuan këshilltarëve bashkiak, kryeministri Edi Rama i publikoi në një postim të tijin më të hershëm. Shefi i qeverise u shpreh i bindur se ndertesa e re, projekti i se ciles mban firmën e arkitektit danez Bjarke Ingels do t?u pëlqeje të gjithëve, edhe atyre që sot nuk shohin më larg se dje. Sipas Ramës, teatri i ri do t?u japë një skenë dinjitoze artistëve publikut dhe gjeneratës së re një destinacion kulturor të përmasave evropiane.Me poshte video e shperndare nga Veliaj per projektin e Teatrit te ri.