Rrënohet muri në bregun e liqenit të Ohrit

2020-05-18 0

Inspektoratit ndërtimor lokal iu deshën më shumë se dy muaj që pas presionit nga opinioni të fillojë me rrënimin e murit të paligjshëm në bregun e liqenit të Ohrit në kampin Gradishtë. Banorët lokal dyshojnë se këtu kanë dashur të ndërtojnë objekt me ndërtim të fortë, pasi aty pranë janë vendosur konstruksione metali dhe druri. Nga komuna thonë se firmës i kanë dhënë afat vetë ta rrënojë murin, pasi është konstatuar se realizuesi nuk ka ndërmarrë asgjë, komuna ka filluar me rrënimin.

Banorët thonë se ndërtimin e paligjshëm në rajonin e liqenit e kanë denoncuar më 13 mars dhe se në këtë hapësirë në 15 vitet e kaluara shumë firma kanë qenë qiraxhinj të kësaj hapësire.

Vitin e kaluar u ndërtua restoranti, u mbi-ndërtua, u ndërtua gropa septike menjëherë pranë Liqenit -  tha Gjorgji Taneski, shoqata e qytetarëve të pronave të konfiskuara në Gradishte.

Nga VMRO-DPMNE thonë se rrezikimi i trashëgimisë kulturore botërore të Ohrit assesi të ndalojë.

Opinioni e di se nuk rrënuat asnjë objekt, apo gjithçka e keni bërë llogari për pazarllëk parazgjedhor? - thonë nga VMRO-DPMNE.

Javën e kaluar Komisioni Anti-korrupsion nga Qeveria kërkoi t?i marrë kompetencat e komunës për rrënim të ndërtimeve të paligjshme.

Miki Trajkovski