#tvora #rtvoranews
Fasoneria ku punonin është mbyllur pas zbulimit të katër rasteve me koronavirus, ndaj punëtorët zbritën në protestë.
"Shëndetësia e ka mbyllur, shteti përgjigjet për ne."
Para bashkisë së Krujës u ankuan se vendimi i mbylljes i ka lënë në rrugë dhe në vështirësi ekonomike.
"Jam kryefamiljare, kam dy fëmijë për të rritur. I kam në shkollë, nuk më del për bukën e gojës. Nuk mund të rri pa bukë dhe pare në shtëpi, dua të marr atë që më takon."
Ndaj kërkuan hapjen e punës ose pagën e luftës.
"Pronari thotë se ka aplikuar për pagën e luftës por nuk na është mundësuar."
Peripecitë për pagën e luftës ngritën në protestë edhe punonjëset e pastrimit të peshkut në Durrës.
"Duam lekë nga shteti sikur ua ka dhënë të gjithë punëtorëve."
"Për tërmetin nuk morëm gjë, nga korona jo."
Ata thonë se firma nuk i paguan, ndërkohë që nuk kanë përfituar as mbështetjen financiare të qeverisë.
"Sot bëra denoncimin për firmën, deri sot e lashë me mendimin se po filloj punë, po sigurohem".
Në vazhdimësi, punonjës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë protestuar dhe janë ankuar për pagën e luftës dhe mungesën e mbështetjes.
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp