http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e hënë e gjen Shqipërinë me një lehtësim të ndjeshëm të masave kundër koronavirusit.Nga sot, të gjitha baret dhe restorantet do t?i gjeni të hapur, por do të keni mundësi të frekuentoni vetëm ambientet e jashtme të tyre.Po ashtu, nuk do të jetë më e nevojshme që qytetarët të pajisen me autorizime për të lëvizur qoftë në këmbë, qoftë me makinë. Liridalja do të jetë deri në orën 21.00 në zonat e kuqe.Gjithashtu, nga kjo e hënë do të hapen muzetë, bibliotekat, arkivat, do të lejohen stërvitjet në ambiente të hapura dhe do të lejohen më shumë se dy të ftuar në studiot televizive.Nga ana tjetër, shkollat do të presin për tri javë me radhë 31 mijë maturantë, të cilët do të rikthehen në banka për t?u përgatitur për provimet e maturës.Duke shpërndarë edhe një herë rregullat e reja, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu apeloi qytetarët që të tregohen vigjilentë. ?Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët ?#COVID19??, u shpreh ajo në ?Facebook?.