Megi Alimu?aj, një vajzë 24 vje?are, ka vendosur që historinë e saj ta ktheje në një shembull frymëzimi për shumë vajza e gra të tjera. Rreth dy vite më parë ajo u diagnostikua me kancer gjiri dhe pasi ndoqi të gjithë trajtimin e nevojshëm u shërua dhe sot gëzon shëndet të plotë. Ajo është një vajzë e fortë dhe kjo gjë e ndihmoi që të përballonte të gjitha vështirësitë fizike dhe shpirtërore që shoqërojnë këtë sëmundje. Por, pasi i kaloi të gjitha këto, përfshirë këtu edhe rënien e flokëve, Megi vendosi që të hapë një website për të ndihmuar të gjitha gratë që mund të kenë fatin e saj. "RrezeCs.com" quhet kjo faqe ku gjenden informacione lidhur me mënyrën se si duhet të ushqehen personat e prekur nga kjo sëmundje, se ?farë ushtrimesh fizike duhet të bëjnë, si mund ta ndjekin modën edhe kur flokët i kanë rënë, si mund të aplikojnë një make-up të përshtatshëm që të mos vihet re lodhja apo zbehja që kanë në fytyrë. "Ti nuk je vetëm" është motoja kryesore që përfaqëson gjith?ka që pasqyrohet aty. Këto edhe shumë këshilla të tjera do t'i mësojmë nga Megi e cila aktualisht punon si programuese në një kompani private pasi ka studiuar për Informatikë Ekonomike dhe Administrim Biznesi.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel