Të shtëna me armë zjarri në Kurbin! Plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë drejt Traumës

2020-05-18 1

KURBIN-Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në këto orë të vona të mbrëmjes së sotme në Mamurras të Kurbinit, ku kanë përfunduar të plagosur 2 persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në Fushë-Mamurras, ku dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti mes të rinjsh.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.Të plagosurit janë  K. Z. dhe O. L. përkatësisht 21 dhe 20 vjeç.

Ata janë dërguar në kryeqytet, pasi spitali i Kurbinit vijon të jetë i dëmtuar prej tërmetit të 26 nëntorit. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

Kjo është ngjarja e tretë  me armë zjarri në vetëm dy javë në zonën e Kurbinit. 

Në 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Laç, ku autori ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes n datën 15 maj, kurse në atentatin e 5 majit u plagosën dajë e nip, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.