Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Vlorë ditën e sotme janë hapur baret dhe restorantet ku ajo që bie në sy është se të gjithë, të paktën në hyrje të tyre, janë vendosur rregullat dhe masat që duhet të ndiqen.
Një tjetër detaj që vërehet është se në ditën e parë të hapjes mungojnë klientët e shumtë. Nuk dihet të gjitha arsyet por mund të jenë frika për shkak të infektimit, por edhe ekonomia e rënduar për shkak të pandemisë.
Vlora është zonë e gjelbër dhe nuk ka kufizime në orare, por në qytet lëvizjet e makinave dhe të qytetarëve nuk janë edhe aq të shumta.