Report TV - Makina bie 40 m thellësi në HEC-in e Banjës, një i vdekur, dyshohet se ka të tjerë

2020-05-18 1

Një makinë ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit duke përfunduar në liqenin e Banjës në Gramsh. Deri tani konfirmohet një i vdekur, pasi trupi ka dalë në sipërfaqe të ujit. Në makinë dyshohet se kanë qenë disa persona.

Paraprakisht raportohet se makina kishte ndaluar në një xhep të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesi ka përfunduar në liqen. Njoftimin e policisë e kanë bërë kalimtarë të rastit në fshatin Shushicë.Konfirmohet një i vdekur nga aksidenti në Gramsh. Trupi i viktimës ka dalë në sipërfaqe. Aksidenti në Gramsh ka ndodhur në fshatin Shushicë. Vendi ku ra makina ka një thellësi ta paktën 40 metra.

Free Traffic Exchange