Kamera e Report Tv e vendosur në qendrën e protesës për shembjne e tetrdit arriti të merrte edhe mendimin e disa të rinjve të mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ata janë shprehur se ishte diçka super e pandershme, mënyra se si u nxorën aktivistët.
"Për të protestuar, ishte diçka super e pandershme, mënyra se si u nxorën aktivistët, ishte e pabesë shumë e ndyrë. Dhuna ndaj aktivist, Bojken Abazi ku ai është arrestuar. Koronavrus është edhe për policët, jo vetëm për protestuesit, ata pse ishin mbledhur më shumë se zakonisht?!", janë shprehur të rinjtë.