#tvora #rtvoranews
Prej tre ditësh numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur ndjeshëm, në mënyrë thuajse të pakuptimtë. Madje në këtë situatë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë sërish mbyllje nëse nuk do të reflektohet.
Por në shkelje të të gjithë rregullave mbi 600 efektivë u angazhuan këtë të dielë për të garantuar forcat e INUV për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Për më shumë se 11 orë në një dyndje të madhe, me edhe pa maska dhe duke u përballur me dhjetëra protestues, efektivët janë vënë përball rrezikut të infeksionit.
ISHSH ndoshta në këtë rast do të duhet të vejë përballë përgjegjësisë ministrinë e Brendshme dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, por kjo pak gjasa ka mundësi të ndodh.
Areti Baruka e ka të thjeshtë të kërkojë të mbyllë një media, por kur bëhet fjalë për shkeljet e forcave të rendit gjithçka i lihet heshtjes.
Ndoshta do të duhet të presim 14 ditë për të parë nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, ose ISHSH duhet të kërkojë karantinimin si të pjesëmarrësve ashtu dhe të mbi 600 efektivëve policie.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/shembja-e-teatrit-kombetar-mbi-600-efektive-kunder-rregullave-anti-covid
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp