Kreu i FRPD-së, Këlliçi : Do të votoj për zërin më radikal, kjo qeveri rrëzohet vetëm me forcë

2020-05-17 0

Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në një intervistë për Report tv është shprehur se është përdorur një dhunë shtazarake dhe se nuk ka rënë teatri por Edi Rama.

Këllici është shoqëruar gjatë orëve të para të mëngjesit në komisariat dhe i është bashkuar sërish protesës.

"Kam parë një dhunë barbare shtazarake. Kam 40 orë pa gjumë pa bukë, pa ujë. Si qytetar vetëm ditën e djeshme kam marrë dy herë gjobë vetëm se po vija tek teatri, jo të gjithë kanë luksin që të paguajnë gjobën. Është presioni psikologjik konstant , ngërçi që është bërë në lëvizjen tonë ditore. Kudo ka polici, shumica janë të rinj që i janë bashkuar protestës", tha ai.

Ai është shprehur se është arrestuar duke ndenjur me duar në xhepa para Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si gjë anormale.

"Vijojmë të jemi prej disa orësh, ka patur rritje e shtuar e anëtarëve të partisë. Do të shkojmë pak më vonë në atë mbledhje. Unë do të votoj vetëm për zërin më radikal. Kjo qeveri rrëzohet vetëm me forcë, Rama nuk njeh ide, nuk ka platformë. Një ngjarje shumë e fortë, jam i bindur që nuk ka rënë teatri, por Edi Rama", është shprehur Këlliçi.