#tvora #rtvoranews
Pas një nate të gjatë me përplasje me policinë, dhe me arrestime në komisariatet e policisë, erion veliaj ka dalë para medias duke thënë se teatri tashmë nuk ekziston më dhe se vendimi për shembjen e tij është marrë nga këshilli bashkiak. duke hequr përgjegjësinë nga vetja, veliaj është rikthyer tek kërkesa për bashkëpunim e për dialog teksa ka ka kërkuar që kundërshtarët e teatrit të ri të cilët humbën kauzën më shumë se dy vjeçare, ta hedhin pas krahëve këtë dështim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur në media pasi IKMT përfundoi së rrashfuari godinën e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa në bulevard policia vazhdonte shoqërimin e protestuesve, kryebashkiaku i Tiranës është përpjekur që aktin që ishte ende duke ndodhur, ta paraqesë si një ngjarje të së shkuarës, dhe jo vetëm kaq, por artistëve që përfunduan në komisariat në orën 4 të mëngjesit, u shtriu dorën e bashkëpunimit
Veliaj: Teatri i vjetër iku, tani përgatitemi për teatrin e ri. Në momentin që ky vendim është marrë, ka ardhur koha që të shohim përtej kësaj dite. Por teksa përgatitemi për teatrin e ri, duhet të nxjerrim disa mësime. Ndaj, dua t?ia shtrij dorën kujtdo, që për një arsye apo për një tjetër, sot zemrën e ka të thyer dhe ndihet i trishtuar, se një betejë që i mori kohë, energji, doli pa fryt. Në momentin që ky vendim është marrë, ka ardhur koha që të shohim përtej kësaj dite.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/veliaj-heq-pergjegjesine-shembjen-e-teatrit-vendimin-e-mori-keshilli-bashkiak
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp