Veliaj: “Shembja, vendim i drejtë” - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-17 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas prishjes së Teatrit Kombëtar dhe tensioneve që shoqeruan nderhyrjen e Inspektoriatit te Territorit ne orët e para të mëngjesit dhe paradites së kësaj të diele, kryebashkiaku Erion Veliaj iu drejtoi një mesazh të gjithë qytetarëve. Ai e quajti vendimin e duhur prishjen e godines se Teatrit qe sipas tij s?kishte asnje vlere per trashegimine.?ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANEVendim i drejte por i veshtire. Ishte nje ndertese e sajuar ne ato vite, e amortizuar. Ne mbledhjen virtuale te Keshillit Bashkiak morem vendimin per prishje siç rekomandoi Instituti i Ndertmit. Po ashtu nuk ka qene ndonjehere në listen e monumnteve kulturore. Teatri i vjeter iku, pergatitemi për Teatrin e ri.?Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve, përfshirë komunitetin e artisteve dhe opozitën që rezistuan per te mbrojtur Teatrin e vjeter duke thënë se projekti per ndertimin e shtepise se re te artit do te permiresohet. ?Dua t?i shtrij doren kujdto qe s?ishte dakord me ne, që s?ka as njohuritë baze që s?ishte jo vetem monument, por edhe ndertesë e rrezikshme. Nuk mund te jete ajo ndertesa ku te çojmë femijët ne 100 viteve te ardhshme. I shtrij doren atij që eshte i trishtuar që një beteje që i mori kohe dhe energji, i shkoi kot, por nuk është kështu.Në momëntin që u mor ky vendim, ka ardhur koha te përqafojmë njeri-tjetrin, të mos lëmë partitë të na përcajnë.Vellezër dhe motra, çfare iku iku, koha te behemi bashke.?Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj siguroi se ndertesa e re do te jete dinjitoze dhe me standarde nderkombetare.