Sektori i turizmit, më i goditur nga kriza e pandemisë

2020-05-17 1

Shpallja e Pandemisë së COVID-19 ka ndryshuar edhe planet e një pjese të madhe të qytetarëve për pushime verore, duke bërë që një ndër sektorët më të dëmtuar të jetë ai i turizmit. Dyert e kompanive turistike, në të shumtën e rasteve, ishin të mbyllura. Alaudin Alili, kishte ardhur ne vendin e punës vetëm për të kontaktuar me klientët që lajmëroheshin në agjenci për anulim të rezervimeve të bëra. Ai thotë se agjencia turistike që drejton, jo vetëm që nuk ka asnjë fitim, por madje ka shpenzime shtesë pasi vazhdimisht telefonon kompanitë ajrore dhe pasagjerët që kanë anuluar biletat.


?Aranzhmane verore ende nuk ka shumë të anuluara pasi të gjithë e kanë lënë pas qershorit, në korrik ose gusht. Për fluturimet ditore mund të themi se kemi shumë probleme. Shumë fluturime janë anuluar. Kthimi i të hollave na merr pak kohë. Klientët kërkojnë paratë e tyre, ndërkohë ne kemi vështirësi me kompanitë- deklaroi Alaudin Alili- kompani turistike.

Kryetari i Odës së Turizmit, Emil Dimitrovski, thotë se fatmirësisht falimentimi i agjencive turistike u shmang pas vendimit që të vihet në zbatim sistemi vauçer për rezervimet që tashmë i kishin paguar klientët. Shfrytëzimi i mjeteve të paguara thotë ai, shtyhet për në momentin kur situata të normalizohet.

" Nuk do të ketë periudhë të caktuar se kur mund të përdoret vauçeri. Ai që është bartës i rezervimit, pra nëse unë jam bartës i aranzhimit dhe kam bërë pagesat për shembull në Egjipt, ndërsa nuk i kthej dot më ato pagesa. Kur te stabilizohet situata, kur të rikthehet normaliteti në udhëtim, në këtë rast, kur pasagjeri do të dojë të udhëtojë në aranzhimin tim, ato mjete do të mund të përdoren për cilindo destinacion tjetër, nuk i kufizojmë udhëtarët së në cilin destinacion mund të udhëtojnë- deklaroi Emil Dimitrovski- kryetarë i Odës së Turizmit.


Dimitrovski thotë se kompanitë turistike do të kenë dëme të mëdha financiare madje ato kanë filluar t?i ndiejnë tashmë. Ai thotë se e rëndësishme është që të merret vendim për hapjen e hoteleve dhe restoranteve. Ai thotë se kompanitë ajrore kanë filluar të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së pastruesve të veçantë të ajrit, në mënyrë që të parandalojnë rritjen e çmimit të biletave, gjë që mund të ndodhë nëse do të kërkohet të respektohet distanca prej dy metrash mes pasagjerëve. Goditjen e parë nga virusi korona, agjencitë turistike në Maqedoninë e Veriut  e kanë ndierë që në shkurt, kur për shkak të gjendjes alarmante që u krijua në Itali, u anuluan të gjithë rezervimet e bëra për më 8 mars.

Pwrgatiti: Evi Shkopi

Free Traffic Exchange