Përplasjet me policinë, shoqërohet ish deputetja e LSI, Silva Caka dhe disa qytetarë

2020-05-17 0

Përplasjet dhe tensionet e qytetarëve, opozitës dhe artistëve me policinë ka sjellë disa shoqërime të tyre në komisarit. Sipas burimeve të Report TV janë shoqëruar ish deputetja e KSI-së, Silva Caka dhe disa qytetarë që u përplasën me policinë në momentin që po tentonin të çanin gardhin metalik.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, e cila vijon të jetë mjaft e tensionuar dhe të përplaset me fjalë me efektivët e policisë.