Këlliçi: Jam shoqëruar me forcë në polici, kam depozituar kallëzim penal ndaj dhunës së ushtruar

2020-05-17 1

#tvora #rtvoranews
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ishte ndër personat e shoqëruar në polici gjatë ditës së sotme për qëndrimin tek Teatri Kombëtar.

Në një komunikim për mediat ai tregon se si forcat e policisë e shoqëruan me dhunë drejt komisariatit.

Gjithashtu Këlliçi deklaroi se ka depozituar dhe një kallëzim penal ndaj dhunës së ushtruar.

Këlliçi: Jam shoqëruar forcërisht në komisariat. Kam qenë në orën 4:40 kur kam qenë paqësisht pranë Teatrit Kombëtar duke biseduar me të rinj dhe me qytetarët të tjerë ku me dhjetra forca policie erdhën dhe mësyn teatrin. Na kanë sulmuar pa asnjë shkak dhe arsye. Në momentin që kam parë që zonja dhe gra po dhunoheshin jam afruar pranë kolegëve të mi të PD, jo vetëm që nuk kam marrë ndihmë të parë por jam dhunuar dhe jam marrë forcërisht nga policia nga tre efektivë. Kam aktekspertizën mjekësore që do ti bashkangjitet kallëzimit që kam depozituar në Prokurori. Jam ofenduar dhe sharë sikur të isha Jaed Çela që u dorëzua si një zotëri. Jam dhunuar sikur jam Saimir Tahiri apo hajdutët e tjerë të kësaj qeverie dhe jo si një njeriu që paqësisht isha në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/kellici-jam-shoqeruar-me-force-ne-polici-kam-depozituar-kallezim-penal-ndaj-dhunes-se-ushtruar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange