Përplasja me policinë dhe tentimi i çarjes së kordonit të policisë ka sjelle dhe shoqërimin e dy ish deputetëve të LSI-së, Endit Brahimllari dhe Florida Kërpaçi.
Shoqërimi i tyre ka sjellë tension tek protestuesit duke bërtitur në turmë 'poshtë diktatura'. Qytetarët dhe artistët vijojnë të përplasen me policinë duke tentuar të kalojnë rrethimin e vendosur nga policia. Efektivët e policisë janë shtuar për të mbajtur nën kontroll situatë, ndërsa janë të shumtë qytetarët që tentojnë të largojnë me dhunë gardhin metalik.
Me herët Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka thyer rrethimin e policisë duke hyrë me tyre. Kjo pa sjellë reagimin e forcave të rendit që kanë tentuar ta shoqërojnë Kërpaçin në komisariat, por ajo nuk i ka lejuar.