Shembja e Teatrit Kombëtar/ Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës

2020-05-17 0

"U bëj thirrje qytetarëve që të mos e njohin shtetin e Edi Ramës, është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat. Është fjalë e keqe, por harrojnë se grushtin e komunizmit e kanë aty. Garancia është reforma në drejtësi, mbi 100 mln euro të harxhuara dhe sot ka ma qindra shqiptarë që dergjen në procese.

Drejtësia shqiptare nuk ka asnjë informacion për falsifikimin e mbledhjes së këshillit bashkiak. Nuk më ka mbetur gjë tjetër vetëm të lutem për paqen e shpirtit të Edi Ramës, se kam përshtypjen që ato themelet e kullave që mendon se do të ngrejë atje do të jenë varri i tij.

Atje do të gjejë fundin e tij. Në dhomën e shoqërimit me mua ishte një vajzë, një vajzë me flokë kacurrela, nga Skrapari, qetësoj familjen duke i thënë se është mirë. Bashkia dhe kryetari i bashkisë kanë bërë një gabim shumë të madh. Duhet braktisur gjendja e fatkeqësisë natyrore" tha ajo. Lulzim Basha tha se u shoqëruan kreu i FRPD-së Këllici dhe anëtarë të tjerë të PD-së.

E pyetur për aksionin që do të ndërmarrë opozita, ajo tha se "E para një herë sot nuk është momenti për të folur për aksionin. E rëndësishme për mua sot është për të vazhduar atë që kemi nisur. Shpresoj që vërejtja jonë nuk do të jetë ndaj këtyre djemve dhe vajzave që janë përballë nesh. Ne duhet të kemi vetëm një qëllim.