Kujtim Gjuzi shkon në mbështetje të teatrit, protestuesit e largojnë me dhunë: Turp,dorëzo mandatin

2020-05-17 0

Deputeti i opozitës Parlamentare Kujtim Gjuzi është shfaqur në mbështetje të qytetarëve dhe artistëve që janë mbledhur pranë Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar shembjen e saj.

Por ajo që ka ndodhur në fakt ka qenë se ai është përzënë nga qytetarët dhe aktivistë duke i thirru në turmë 'Turp, turp, turp', duke mos e pranuar në radhën e protestuesve. Madje ata i kanë kërkuara atij që të dorëzoje dhe mandatin që ka marrë pas braktisjes së kuvendit nga opozita. Protestuesit shfaqen mjaft të irrituar duke i kërkuar largimin Gjuzit.

Gjuzi tha para protestuese që të mos bëjnë presion dhe se ai është një nga mbrojtësit e Teatrit.

"Unë jam një nga nismëtarët dhe mbrojtësit e teatrit që prej 20 vitesh. Kam ardhur nga Vlora menjëherë këtu. I bëj thirrje deputetëve të opozitës parlamentare të vijën këtu dhe të mbështesin këtë kauzë", tha Gjuzi