Report TV -U dhunua nga policët, rrëfehet i mituri: Më rrahën e ofenduan dhe në makinë, kisha frikë

2020-05-16 1

E ëma e të miturit, ishte po ashtu e terrorizuar nga dhuna e bërë të birit duke shprehur dhimbjen si prind. Ajo tha se kjo ngjarje e ka tronditur shumë dhe e ka bërë të ndihet e pasiguritë këtu u jeton. Nuk di se ku të drejtohem për dimë, tha ajo, ndërsa shtoi se fëmija i është dhunuar barbarisht pa bërë asgjë, vetëm se po shëtiste me biçikletë.

"Kjo është një situatë, që nuk po e mbledh dot veten. Aty ku ne kërkojmë të ndihmohemi, aty ne dhunohemi. Mua fëmija më është dhunuar barbarish dhe është vetëm 15 vjeç dhe 2 muaj karantinë e ka ruajtur. Ka vetëm një javë që lëviz dhe mua më kërkoi leje për të dalë. Unë si prind i jap leje dhe policia ma dhunon, kjo është e tmerrshme, nuk kam vënë gjumë në sy gjithë natën. Nuk di ku të drejtohem dhe ku të kërkojë ndihmë. Ndihem e pasiguritë", është shprehur e ëma e adoleshentit.

Këto deklarata të 15-vjeçarit dhe familjarëve të tij u bënë gjatë një vizite të ish deputetet së PD, Oriola Pampuri në banesën e tyre. Ajo tha se dhuna është e patolerueshme dhe se policët duhet ta këshillonin, qoftë dhe kritikuar me fjalë, por kurrë dhunuar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Kreu i PD-së, Lulzim Basha, presidenti Meta dhe Avokati i Popullit duke kërkuar që autoritet të sigurojnë të drejtat e njeriut dhe jo t'i shkelë ato. Ata kanë dënuar dhunën ndaj adoleshentit, ndërsa kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për policinë që ka kryer aktin.

Pas publikimit të videon policia e shtetit ka pezulluar policin që dhunoi 15-vjeçarin, ndërsa për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Policia e Shtetit dënoi ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën.