Report TV -Theu karantinën dhe s'iu bind policisë duke i sharë, shpulla adoleshentit në Tiranë

2020-05-16 1

TIRANE-Një adoleshent është qëlluar me shpulla dhe grushte nga disa efektivë të policisë së Tiranës ditën e djeshme te kodrat e liqenit. Videoja me pamjet e dhunës është regjistruar nga një qytetar, ndërsa sot një nga policët, pjesë e patrullës së komisariatit nr.2 është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

"Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë me inicialet G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2. Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizoje të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes" thuhet në njoftimin e policisë.