#tvora #rtvoranews
Është pezulluar nga mbrëmjen e djeshme punonjësi i policisë G.N, që dhunoi të miturin të kodrat e liqenit artificial.
"Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2." - njofton policia.
Pritet që Drejtoria e Standardeve Profesionale do grumbulloje të gjitha provat dhe në fund të hetimit jepet masa disiplinore sipas shkallës së shkeljes.
Veprimet e të gjithë policëve po analizohen nga drejtoria e standardeve profesionale.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative sipas Aktit Normativ, 2 te rinjtë që u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dalë për shëtitje me biçiklete, në shkelje të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Reagon Unicef - Në lidhje me rastin ka reaguar edhe UNICEF duke u shprehur se një formë e tillë dhune është e papranueshme dhe duhet ndaluar.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pezullohet-polici-qe-dhunoi-te-miturin-te-zona-e-liqenit-artificial
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv