http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontroll masiv i territorit në disa zona të Krujës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Policia e Krujës e ndihmuar nga efektivet e Durrësit dhe forcat e FNSH kanë përdorur edhe dronin për të krehur territoret e fshatrave Krastë, Picrragë, Nikël dhe Barkanesh. Në këto zona u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.Nga kontrolli I zonës në këmbë dhe me dronë u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.Burime nga policia bëjnë të ditur se operacioni po vazhdon edhe paraditen e kësaj të shtune.