DURRËS-Operacione anti-kanabis në Durrës, Krujë dhe në Pukë. Dy inspektorë të pyjeve në njësinë administrative Ishëm janë arrestuar ndërsa është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten. Sipas policisë, nga kontrollet në Kuraten është konstatuar një sipërfaqe e shpyllëzuar dhe rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar.