Pas më shumë se dy vitesh hetimet për korrupsionin zgjedhorë në Dibër kanë ngecur sërish. Burime nga prokuroria e përgjithshme sqaruan për ReportTv se shkak është bërë volumi i madh i CD me përgjime të cilat janë të pa transkriptuara. Hetuesit në Dibër kanë nisur zbardhjen e tyre por më shumë se 60 CD kanë vënë në vështirësi prokurorinë, nuk ka staf.