Pas kthimit nga SPAK në Dibër të dosjes 184 në hetim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale 2017 në Dibër, prokuroria e këtij qarku zgjat afatet dhe nis zbardhjen e transkitpin e 60 CD-ve me biseda të përgjuara. Burime për ReportTv nga kjo prokurori sqaruan se aktualisht ata ndodhen në fazat e para të veprimeve pasi pa transkriptuar materialin e përgjuar nuk mund të bëjnë veprime të tjera. Kjo dosje prej më shumë se një viti u ende në dyert e prokurorive sa SPAK sa Dibrës me vendime për moskompetencë pasi askush nuk pranonte ta hetonte.