Kokëdhima: Televizioni Ora nuk mund të mbyllet, Qeveria të mos i shkojë më tej kësaj historie

2020-05-16 0

#tvora #rtvoranews

Kryetari Partisë Zgjidhja e shikon të motivuar politikisht vendimin e ISHSH për mbylljen e Rtv Ora.

Kokëdhima thotë se qeveria po përpiqet ta shfrytëzojë pandeminë për të grumbulluar pushtet.

Nga një vëzhdim u dokumentacionit, Kokëdhima thotë se Ora nuk mund të mbyllet teksa apelon qeverinë të mos i shkojë më tej kësaj historie.

Kokëdhima: Deklaroj shqetësimin e thellë në emrin tim dhe partisë Zgjidhja për këtë zhvillim shumë shqetësues, këtë vendim për pezullimin e veprimtarisë së Tv Ora. Është një ngjarje shumë e rëndë e cila nuk do të duhet të kishte ndodhur. Jemi në dijeni dhe kemi reaguar që në fillim të pandemisë, kemi informuar opinionin se qeveria po përpiqet ta shfrytëzojë pandeminë për të grumbulluar pushtet që do ti ëndërronte çdo qeverisje autokratike e gjithë kohërave në botë.

Rreziku që qeveria të akumulojë pushtet që ta përdorë kundër lirisë së njerëzve, kundër të drejtave të qyetarëve, kundër lirisë së pushteteve të tjera, mediave, të fjalës. Duket sikur shqetësimet tona kanë qenë të drejta, sot jemi para një fakti ku ISHSH ka vendosur të bllokojë veprimtarinë e plotë të Rtv Ora.

Dua të them se Rtv Ora është një nga mediat më të rëndësishme të Shqipërisë, më të fuqishme dhe më të investuara. Kemi këtu 300 punonjës dhe gjithë këtë informim. Është vendim ekstrem që ka pasoja të rënda në funksionimin e demomkracisë dhe mediave të Shqipërisë.

Nuk dua të bëj komente juridike. Unë si person, qytetar dhe njeri biznesi kam mbështetur institucionet e shtetit që luftojnë për zbatimin e ligjit sidomos për të mbrojtur vendin nga përhapja e pandemisë. Erdha me shqetësim dhe duke e ndjerë se është një ngjarje shumë e rëndë.

Pashë dokumentat dhe ka një energji të kërkuar nga sipër këtij Inspektoriati. Letrat janë të bëra me dijeni të qeverisë dhe kryeministrit. Shikoj që në datë 14, në orën 10:30 të natës vinë masat e para ndëshkimore dhe në datë 15 në orën 1 e gjysmë vinë masat e dyta dhe finale. Nga mbrëmja e djeshme në mesditën e sotme përveç ritransmetimet që nuk kanë lidhje me distancën sociale, ngjarje të tjera nuk kanë filluar.

Normale do të ishte të kishte një vërejtje, një gjobë, apo për një program brenda televizionit. Nëse televizioni ka bërë shkelje mund të mbyllet një program por jo Rtv Ora, nuk mund të ndodhë. Nuk mund të mbyllet një televizion edhe sikur ti marr të vërteta dhe të sakta të gjithë vëzhgimet që kanë bërë ata. Pasojat që i krijohen shoqërisë, demokracisë, lirisë së fjalës dhe mendimit, pasojat që i krijohen Shqipërisë nga një akt i tillë janë jashtëzakonisht të rënda.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kokedhima-televizioni-ora-nuk-mund-te-mbyllet-qeveria-te-mos-i-shkoje-me-tej-kesaj-historie

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content...