Stop - Gabimi i gjendjes civile le pa pension 80 vjecaren! (15 maj 2020)

2020-05-16 8

#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj.

?Stop? është ndalur në Elbasan, në lagjen ?5 maj? për problemin e një të moshuare 80 vjecare. Ilir Duraku tregon, se punon në Greqi dhe para 5 muajsh e kanë njoftuar, se në lagje ka ndërruar jetë Aishe Hamit Duraku, emri dhe mbiemri i së cilës është i njejtë me atë të nënës së tij. Për këtë arsye, zyra e gjendjes civile Elbasan, ka cregjistruar gabimisht nënën e Ilirit, ndaj që nga janari e ëma nuk përfiton pensionin.Vetë e moshuara tregon, se është në gjendje të mirë shëndetësore, por gjendja civile e ka shpallur të vdekur, duke i mohuar edhe ato pak të ardhura, që ka nga pensioni.Për këtë problematikë i jemi drejtuar Zyrës së Gjendjes Civile Elbasan, ku na thonë, se është bërë një gabim njerëzor, duke hqeur nga sistemi të moshuarën në vend të asaj, që ka ndërruar jetë. Behar Tashi, Përgjegjës i Zyrës së Gjendjes Civile Elbasan thotë, se me marrjen e të dhënave të sakta, do t?i zgjidhet problemi zonjës Aishe.Jonida Beqiri, Kryetare e Degës së Përfitimeve, ISSH Elbasan shpjegon, se askush nuk e ka përfituar pensionin e zonjës, pasi që të dyja kanë dalë nga sistemi, për shkak të gabimit të Zyrës së Gjendjes Civile. Në momentin e sistemimit të të dhënave, zonja do të marrë sërish pagesën edhe për muajt e munguar.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange