Çfar? fshihet pas kanabisit mjekësor ? Pse hidhet në diskutim kjo çështje një vit para mbajtjes së zgjedhjeve . Ish Ministri i Brendshëm Flamur Noka e konsideron këtë një akt kriminal të ?aleancës së qelbësirave? për të manipuluar zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Gazetari Sokol Bregu tha se ky është një ligj absurd e i papranueshëm dhe se nuk mund të votojë ky lloj parlamenti për të ardhmen e fëmijëve. Beteja e fundit për Teatrin Kombëtar. Hedhim dritë se çfarë ka ndodhur me statusin e Teatrit Kombëtar në qeverinë e PS(2004) dhe atë të PD (2007), me Gjerak Karaiskaj - Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës (2004) Apollon Baçe- Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës (2007)
Pse opozita i qëndron fort Teatrit Kombëtar ? Monika Kryemadhi thotë se nuk e njeh shtetin e Edi Ramës dhe se Erjon Veliaj shet mend me punët e bëra kur ishte me LSI. Zv Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë zj. Natasha Ahmetaj tha se normalitetit ekonomik do ti rikthehemi vitin tjetër por recensioni për këtë vit sipas BSH shkon në minus 6.1%.
Emisionin "Pa protokoll" me moderatore Anduela Ndreun mund ta ndiqni çdo të premte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv