Vrasja e Altin Balliut në Korçë/Gjykata i heq mundësinë Olger Mustafës të fitojë 1/3 e uljes dënimit

2020-05-15 5

KORÇË- Gjykata e Korçës ka refuzuar të pranojë kërkesën e Olger Mustafës, për gjykim të shkurtuar të tij, i cili synonte të ulte masën e dënimit me 1/3-tën. Vendimi është marë ditën e sotme nga kjo gjykatë e cila sot zhvilloi seancën e parë në gjyqin e themelit, ndaj të pandehurit Olger Mustafa. Ky i fundit akuzohet nga prokuroria se në 17 janar 2019 ka kryer vrasjen me paramendim ndaj viktimës Altin Balliu, të cilin e ka qëlluar me 4 plumba, dy në trup dhe një në kokë. Pritet që në ditët në vijim procesi gjyqësor të zhvillohet duke u marë në diskutim të gjitha provat materiale. Me këtë vendim refuzimi të gjykimit të shkurtuar, gjykata i heq mundësinë Olger Mustafës, për përfitimin e uljes së dënimit në masën e 1/3.

Free Traffic Exchange