'Lulzim Basha nuk është shembull për t'u marrë'. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama pas dy gjobave që mori kryetari i PD-së, pasi shkeli rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit me takimin politik në Durrës dhe pjesëmarrjen në grumbullimin te teatri kombëtar mbrëmjen e djeshme. Ligji është i barabartë dhe do të funksionojë njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe Bashën, tha Rama.