#tvora #rtvoranews
Një 50-vjeçar u sulmua me armë zjarri nmë derë të shtëpisë së tij në Selenicë të Vlorës. Jetnor Xhaferri mbeti i plagosur, ndërsa dyshimet janë për një atentat për konflikte të vjetra.
Plumbat dhe hijet e konflikteve të vjetra u rikthyen në Selenicë.
Një 50-vjeçar i identifikuar si Jetnor Xhaferri, u sulmua me armë para banesës.
Blutë e Vlorës në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes kanë zbuluar se autori është afruar i maskuar me një kapuç në kokë dhe e ka qëlluar nga afër.
Xhaferi mbeti i plagosur me disa plagë në trup.
Menjëherë autori është larguar me një automjet nga vendngjarja. Ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Blutë e Vlorës ngrenë dyshime se autori nuk ka vepruar i vetëm.
Aktualisht janë ngritur disa pista hetimi të cilat lidhen kryesisht me të shkuarën e 50-vjeçarit nga Selenica e Vlorës.
Mes tyre, edhe rikthimi i mundshëm i sagës së hakmarrjes me familjen e Llanajve, që ka shkaktuar disa viktima në qytetin bregdetar që prej vitit 1998.
Por nuk përjashtohen as pista të tjera, ku kryesorja është e ajo e prishjes së pazareve për narkotrafike.
50-vjeçari Xhaferri gjendet në spitalin e Vlorës nën kujdes mjekësor.
Policia ndërkohë po punon për kuptuar shkaqet e sulmit me armë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vlore-50-vjecari-plagoset-me-arme-zjarri-ne-dore
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv