Thaçi: Po politizohet pandemia, Jo presion Gjykatës Kushtetuese - Vizion Plus

2020-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar qeverinë se po politizon pandeminë e koronavirusit. Kreu i shtetit është shprehur në një konferencë për shtyp se karantinimi nuk po zbatohet njëlloj për të gjithë.HASHIM THAÇIPRESIDENT I KOSOVESKarantinimi në Qendër të Studentëve të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos ketë qasje selektive politike, dikush të karantinohet e dikush jo.Thaçi i ka kërkuar qeverise se Albin Kurtit të japë llogari për vrasjen e të riut në qendrën e karantinimit te pak ditëve më parë.HASHIM THAÇIPRESIDENT I KOSOVESUnë mendoj që grupi i Kurtit, Vitisë e Sveçlës duhet të sqarojë çështjen e rrezikut të jetës së Pacollit që i kanosej gjatë fluturimit në Prishtinë. Gjithashtu duhet të japin përgjegjësi ligjore për shtytjen në vetëvrasje të studentit në Prishtinë. Në këtë drejtim ata duhet të përgjigjen sa më shpejtë.Ne lidhje me vendimin e gjykatës kushtetuese për dekretimin nga ana e presidentit të Avdullah Hotit si kryeministër i ardhshëm, presidenti ka kërkuar nga partitë politike të mos bëjnë presion mbi kushtetuesen.HASHIM THAÇIPRESIDENT I KOSOVESPresidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet për dekretin e mandatimit të Avdullah Hotit. Qenësore për demokracinë e Kosovës është që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur pa presion nga e cila do palë. Askush nuk mund ta bllokojë vendin dhe institucionet e shtetit. Për këtë arsyeje ftoj që të gjithë të kontribuojnë në formësimin e institucioneve.Lëvizja vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e pezulloi zbatimin e tij deri më 29 maj.

Free Traffic Exchange