FIER-Postieri i fshatit Sulaj është grabitur ditën e sotme nga dy të rinj, por pas sinjalizimit të tij, policia ka arrestuar autorët, të cilëve iu gjet dhe u sekuestrua edhe çanta me shumën prej 150 mijë lekësh që morën me dhunë. Punonjësi që u grabit është me inicialet K.Gj. ndërsa autorët G. N. 35 vjeç dhe H. M. 22 vjeç, banues po në fshatin Sulaj të Fierit.