TIRANE-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzoi ditën e sotme në prokurorinë e Tiranës tre inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, pasi sipas tyre akt-ekspertizën ku u bazua dje vendimi i Këshillit Bashkiak është kopje e asaj të 2018.
"Nga vendimi djeshëm i bashkisë Tiranë. Vendimi ishte qarkullues dhe dokumentacioni, ka një relacion nga një grup inxhinierësh nga Instituti i Ndërtimit, që ka dalë në konkluzionin që godina duhet shembur, nga inxhinierë që kanë firmosur i kanë referuar aktit të 2018, është marrë për bazë ai dokument dhe mbi bazën e tij, inxhinierët kanë propozuar prishjen objektit. Tre nga pesë inxhinierët nuk kanë qenë asnjëherë në objekt, një përgjegjës dhe dy specialistë. Këta i kanë propozuar bashkisë dhe këshillit shembjen pa ardhur dhe pa bërë asnjë konstatim, këta nuk janë as pjesë e aktit të 2018, janë të futur rishtazi.