Mëngjesin e sotëm në një lidhje skype në ?Wake Up? nga Berlini ishte këngëtarja me zërin e ëmbël Luar Arani. Të gjithë e kujtojnë atë më këngën ?Gjithmonë?, bashkëpunimin që realizoi vite më parë më Flor Mumajesin, për të cilën u shpreh se sot e kësaj ditë vazhdojnë ta identifikojnë me këtë këngë edhe kur e takojnë në rrugë. Përsa i përket bashkëpunimit me Mc Kreshën dhe Blleki me këngën ?Thug Life?, Luar tha se erdhi shumë spontanisht, ashtu si bashkëpunimi vite më parë me Mumajesin, duke qenë se i ka miq. Luar tregoi se pjesën e saj në këngën ?Thug Life? e ka xhiruar në Berlin. Më tej Luar rrëfeu se ka gati projektin e ri, i cili pritet të publikohet këtë muaj. Në këtë këngë ajo do të vije krejt ndryshe, me ritme latine për t?ju përshtatur më së miri dhe stinës së verës. Luar tregoi se kjo këngë do duhej të ishte publikuar në muajin mars, por për shkak të situatës u shty për këtë periudhë. ?Kënga është xhiruar në vitin 2019 në Mal të Zi, pra jo këtë vit? ? rrëfeu ajo për në ?Wake Up?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel