Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë terrenin e thyer malor m në fshatin Xhuxhë në Fan të Mirditës. Pishat kanë marrë flakë dhe të ndihmuara nga era e fortë por dhe terreni i thyer malor për të ndërhyrë ka shkaktuar përhapjen e flakëve të mëdha duke djegur deri tani rreth 200 ha tokë me pisha e shkurre.
Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t?i afrohet një kompleksi blegtoral, banorët e të cilës janë evakuuar dhe nuk rrezikohet as jeta njerëzore dhe as e atyre të bagëtive.Në pamundësi për të ndërhyrë me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe ndërhyrje nga ajri për momentin është e vështirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegullës dhe tymit të madh që ka shkaktuar zjarri.