Në vazhdën e masave që po merren nga autoritetet për hapjen graduale të vendit, duke respektuar edhe protokollet e posaçme është parashikuar edhe rikthimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte. Gjatë kësaj periudhe nga kontaktet e vazhdueshme me drejtues të këtyre institucioneve ka nisur puna që ato të jenë gati sipas parashikimeve në 1 qershor. Disa ditë më parë edhe në Wake Up specialistë të shëndetit publik konfirmuan se janë në përfundim të protokolleve që do të zbatohen në institucionet e arsimit parashkollor, çerdhe dhe kopshte. Gjatë këtyre ditëve në fakt po diskutohen disa propozime rreth masave që do të aplikohen në 1 qershor në institucionet e edukimit, duke filluar që nga mënyra e shoqërimit të fëmijëve e deri tek distanca fizike që do të kenë në ambientet ku do të qëndrojnë për disa orë rresht. Por sa të zbatueshme do të jenë këto masa, si mund ta ruajnë distancën fizike fëmijët, si mund të respektojnë gjatë gjithë kohës masat që flasin për higjienën? Për të folur rreth këtyre propozimeve të cilat po diskutohen dhe që pritet të zyrtarizohen diskutuam sot me Afërdita Rada, specialiste e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel