Hashim Thaçi: Demarkim te kufijve me Serbine, por jo rishikim apo shkembim

2020-05-15 5

Në një intervistë në lidhje direkte për ?Opinion? në Tv Klan, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se duhet të ndodhë demarkimi i kufijve për t?i dhënë fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai shtoi se asnjëherë nuk ka folur për rishikim apo shkëmbim territoresh, por për demarkim.
Blendi Fevziu: A e shihini shkëmbimin e territoreve si një mundësi në tavolinë për një marrëveshje të mundshme?
Hashim Thaçi: Marrëveshje e mundshme mund të arrihet vetëm mes vendeve të pavarura dhe sovraneve, natyrisht pas marrëveshjes të ndodhë demarkimi i kufirit, siç ka ndodhur me Maqedoninë dhe Malin e Zi, sepse duhet të përmbyllet njëherë e përgjithmonë ky proces mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Blendi Fevziu: Ky proces mund të parashikojë dhe rishikimin e kufijve?
Hashim Thaçi: Demarkimin e kufijve po, por jo rishikimin dhe shkëmbimin.... shkëmbimin, kurrë në jetën time nuk kam folur diçka të tillë, kanë folur ata që bëjnë zhurmë për të shtyrë këtë proces, për të mos ndodhur ky progres dhe të mos përmbyllet njëherë e përgjithmonë konflikti mes Serbisë dhe Kosovës. Unë mendoj se është në interesin e të dy vendeve, të Ballkanit Perëndimor, të investimeve perëndimore, dhe ky proces, apo konflikti Kosovë-Serbi të përmbyllet njëherë e përgjithmonë. Unë jam jashtëzakonisht i inkurajuar që dhe Presidenti i SHBA, Presidenti Trump dhe ambasadori i ngarkuar special i tij, janë duke zhvilluar një aktivitet më dinamik në mënyrë që të realizohet apo lehtësohet arritja e kësaj marrëveshjeje, në një proces të koordinuar dhe me BE. /tvklan.al