DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjobitur dhe i është hequr patenta për 3 vite për shkelje të rregullave të COVID-19. Bëhet fjalë për takimin që pati ditën e sotme me disa tregtarë e qytetarë në një kafe, e cila jo vetëm që duhet të ishte mbyllur këtë periudhë, por mbi të gjitha duke qëndruar grumbull një numër të madh personash në një tavoline, pa distancë e pa maska dhe doreza.